AKSHI bllokon shërbimet online! Sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Ky institucion bën thirrje për qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë, të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.

Ekipi i Microsoft, i Jones Group International dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën Teknologjisë së Informacionit po punojnë për të mos lejuar që sulmi kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.

(burimi: euronews.al)

Gabimi është njerëzorë; t’ia lësh fajin një kompjuteri është akoma më njerëzore.

Robert Orben

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WhatsApp ndihmë
Dërgo me WhatsApp!!