Ja cilat pasaporta dhe ID janë gati në Franë/Paris

NJOFTIM nga faqja zyrtare e Ambasades ne Francë

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 1 korrik (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë të tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 15:00 deri 16:00.

Për të marrë pasaportat nëpërmjet shërbimit postar, aplikuesi duhet të dërgojë me postë pranë shërbimit konsullor të ambasadës një zarf në të cilin të jenë futur:

– Një zarf i parapaguar i një prej shërbimeve postare të shpejta si CHRONOPOSTE, DHL, UPS etj,;

– Kopjen e kuponit ose të kuponave (kur janë pasaportat e disa pjesëtarëve të të njëjtës familje) të aplikimit per pasaportë;

– Adresa e saktë dhe numri i telefonit të personit ku do të dërgohet pasaporta;

Theksojmë se me postë mund të dërgohet vetëm pasaporta.

Për tërheqjen e kartave të identitetit aplikuesit duhet të paraqiten personalisht brenda 1 viti nga dita e aplikimit. Pas 1 viti kartat bëhen të pavlefshme.

Faleminderit

E mira bëhet në heshtje, çdo gjë tjeter është teater.

Paola Marcato

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WhatsApp ndihmë
Dërgo me WhatsApp!!