Njoftim për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Gjermanisë

Duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit: www.einreiseanmeldung.de

📌 Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

📌 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

ℹ️ Informacione të mëtejshme klikoni në faqen e internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392

Dashurojmë sepse dashuria është e vetmja aventurë e vërtetë.

Nikki Giovanni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WhatsApp ndihmë
Dërgo me WhatsApp!!