Sa kohë nevojitet për t’u pajisur me pasaportë shqiptare në itali?

Shpesh herë na drejtojnë edhe këtë pyetje prandaj po përgjigjemi sipas aftësive tona dhe vëmendjes që i kemi kushtuar për të dhënë një pergjigje objektive.

Dëshirojmë të nënvizojmë se afati kohorë varion sipas fluksit/kërkesave.

Afërsisht në këtë periudhë për tu pajisur me pasaporte nevojiten mesatarisht 2 deri në 4 javë. Pra, nëse aplikojmë online këto ditë, data e takimit do jetë afërsisht mbas 7 ditësh (afersish) dhe që të arrijë pasaporta në Itali nga data e aplikimit në konsullate nevojiten 4 javë.

Dy keshilla:
1) aplikoni afërsisht 2, 3 muaj para skadencës për të evituar radhën dhe organizuar angazhimet tuaja

2) takimi merret on-line në portalin qeveritar dhe nëse keni nevojë për ndihmë ju mirëpresim

Dëgjoji përherë ekspertët.
Ata të tregojnë se çfarë nuk mund të bëhet dhe përse.
Pastaj ti bëje.

Robert A. Heinlein

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WhatsApp ndihmë
Dërgo me WhatsApp!!