Shqiptarët që jetojnë jashtë mund të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik ose Pasaportën Biometrike.

Shumë herë jemi përpjekur të sensibilizojmë këtë mundesi dhe më në fund njoftimin e bënë publike autoritetet.

Ministria e Brendshme njofton se, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.

Ministria e Brendshme, përmes kompanisë shtetërore IdentiTek SHA, mbetet e përkushtuar të vijojë përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen, e të sigurojë akses të barabartë dhe të thjeshtë për të marrë dokumentet e nevojshme.
Ftojmë gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë përfaqësitë tona diplomatike për më shumë informacion e për të kryer aplikimet për Letërnjoftim elektronik!”, njofton Ministria e Brendshme.

Tani bashkëatdhetarët që kanë një shtetësi të dytë të cilët udhëtojnë me pasaporta europiane dhe ju nevojitet karta e identitet shqiptare për t’u identifikuar dhe shërbyer nga administrata publike dhe private shqiptare mund të pajisen vetem me ID duke kursyer mbi 130€.

Ju mirëpresim në 3480290116 për më tepër informacion dhe asistenë.

Njerëzve të mëdhenj duhet t’u shënohet vetëm data e lindjes.

Lasgush Poradeci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WhatsApp ndihmë
Dërgo me WhatsApp!!