KA NISUR ZBATIMI I SISTEMIT ELEKTRONIK TË HYRJE-DALJEVE (EES) NË ZONËN SCHENGEN

KA NISUR SOT ZBATIMI I SISTEMIT ELEKTRONIK TË HYRJE-DALJEVE (EES) NË ZONËN SCHENGEN

Një mënyrë për ta bërë udhëtimin në Evropë më efikas dhe më të sigurt.

Sistemi Evropian i Hyrje/Daljeve (EES) është një kontroll biometrik kufitar për shtetasit jo të BE-së që udhëtojnë në zonën Schengen të 29 vendeve evropiane për qëndrime deri në 90 ditë.

Ky është një mekanizëm digjital për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve të vendeve të treta, duke zëvendësuar vulat tradicionale në pasaportë dhe regjistruar automatikisht të dhëna personale dhe biometrike si emri, dokumenti i udhëtimit, foto e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

ℹ️ Të dhënat do të fillojnë të mblidhen në pikat e kalimit kufitar të vendeve pjesëmarrëse që nga kjo datë dhe EES-ja pritet të jetë plotësisht funksionale deri më 10 prill 2026.

EES nuk parashikon pagesë tarife dhe nuk kërkon veprime shtesë nga udhëtarët.

Turistët s’e dinë se ku kanë qënë. Udhëtarët s’e dinë se ku po shkojnë.

Paul Theroux

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WhatsApp ndihmë
Dërgo me WhatsApp!!